Skënderbeu arriti fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore. Ekipi i Ivan Gvozdenoviç mundi 1 – 0 Vllazninë të shtunën në Korçë.

Ndeshjen e vendosi goli Charles në minutat e fundit. Vllaznia luajti prej minutës së 26’ me 10 futbollistë, pasi Dodaj u largua nga fusha me karton të kuq.

Me rezultatin 0 – 0 u mbyll sfida tjetër e javës së tretë mes Laçit dhe Bylisit. Partizani mundi 2 – 0 Teutën në Durrës falë golave të Rapajt dhe Mba në pjesën e dytë.

Të kuqtë tani kanë 6 pikë po aq sa Egnatia e vendit të parë që sot në orën 20:00 do të luajë me Tiranën. Takimi tjetër është Dinamo – Elbasani.

Tv Klan