Edhe Italia synon të forcojë ekonominë e bllokut dhe të mbroje industritë kryesore nga efektet e krizës

Kancelari gjerman Olaf Scholz iu drejtua parlamentit gjerman, Bundestag për të adresuar sfidat e reja të qeverisë së tij pas nisjes së luftës në Ukrainë. Gjatë fjalimit para ligjvënësve gjermanë Scholz deklaroi se nëse Europa i jep fund varësisë së saj energjetike nga Rusia, në mënyrë të menjëhershme kjo do të rrezikonte qindra mijëra vende pune dhe do të godiste keq  shumë sektorë të ekonomisë.

“Po, ne do t’i japim fund kësaj varësie sa më shpejt që të jetë e mundur. Por nëse e bëjmë këtë shpejt kjo do të bëjë që vendi ynë dhe e gjithë Europa të zhytej në  recesion, qindra mijëra vende pune do të ishin në rrezik. Të gjithë degët e industrisë do të gjendeshin në vështirësi”.

Scholz shtoi se qytetarët gjermanë do të kenë mbështetje financiare pas rritjes së çmimeve të energjisë. Ai tha se burimet e rinovueshme të energjisë janë çelësi për reduktimin e varësisë nga Rusia në projketin afatgjatë.

Nga ana tjetër duket se dhe Italia synon të focojë  ekonominë e bllokut dhe mbrojtjen e industrive kryesore nga pasojat e luftës në Ukrainë.

Gjatë fjalimit në parlamentin Italian Draghi nënvizoi gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin nuk duket se është  i interesuar për bisedime. Për kryeministrin italian përpjekjet diplomatike mund të kenë sukses vetëm kur Moska e dëshiron vërtet diçka të tillë.

Klan News