Nejmar Jr po ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas premierë së dokumentarit të tij. Pjesë nga jeta e brazilianit, i titulluar ‘Nejmar, kaosi i përsosur”, që po transmetohet në platformën ‘Netfliks’ tregon shumë prapaskena në karrierën e tij futbollistike. Një prej tyre është ajo e vitit 2019, ku Nejmar po këmbëngulte të largohej nga Pari Së Zhërme me synimin, rikthimin te Barcelona.

Vendimin final e mori babai i lojtarit. Ndarje që nuk do të shkonte në mënyrë miqësore mes brazilianit dhe gjigantit francez, e për këtë arsyeje kjo lëvizje nuk u mbyll. Barcelona ishte shumë pranë rikthimit të Nejmar në ‘Kamp Nou’, ku asokohe i ofroi kartonin e tre futbollistëve si dhe 110 milionë euro për ta bindur që t’i bashkohet katalanasve.

Klan News