6 shtetasit afgan të kapur mbrëmjen e djeshme në pikën doganore të Kapshticës janë strehuar në qendrën e pritjes së emigrantëve në Korçë. Kamera jonë ka qenë paraditen e sotme në këtë qendër nga ku të 6 afganët janë transferuar fillimisht për në qendrën e emigrantëve në Korçë dhe më pas në qendrën e emigrantëve në Linzë të Tiranës.

Daniela Zisi: “Nga marrja në pyetje e autoriteteve doganore klandestinët kanë deklaruar se kanë hypur në këtë doganë në shtetin grek dhe Shqipëria ishte vend transit që ata të udhëtonin më pas drejt vendeve të tjera të perëndimit si Italia dhe Gjermania. Afganët janë sistemuar në qendrën e sistemimit të refugjatëve këtu në doganën e Kapshticës. Ndërkohë që autoritetet e policisë së Devollit kanë bërë dhe shoqërimin e drejtuesit të kamionit bullgarit Julian Todorov.”

Klandestinët u kapën në flagrancë në një kamion me targa bullgare që tentoi të kalonte pikën doganore të Kapshticës. Ata do të merren në pyetje nga policia për të zbuluar më shumë rreth rrjetit që ka bërë të mundur kalimin e tyre nëpërmjet vendit tonë.

Kjo nuk është hera e parë që klandestinë afgan kapen në zonat juglindore në tentativë për të kaluar transit përmes Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Daniela Zisi