Zbardhet grabitja e ndodhur në qytetin e Shkodrës në datën 9 gusht, në orën 18:00, në sheshin Zdrale. Policia ka bërë të mundur sigurimin e informacioneve në për të vënë në pranga autorin e dyshuar të gratijes së pikës së këmbimit valuator. Në pranga ka rënë shtetasi gjeorgjian Kakha Joua, si i dyshuar për kryerjen e veprës “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim.

Ky i fundit është arrestuar në Turqi dhe më pas është sjellë në vendin tonë për t’u përballur me akuzën. Sipas hetimeve shtetasit e huaj kanë marrë shumën prej 140 mijë euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga Shqipëria.

Departamenti i Policisë Kriminale në Shkodër, bëri të mundur zbulimin e itinerarit të autorit kryesor të dyshuar për këtë ngjarje, i cili po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Informacionin e siguruar për vendndodhjen e autorit të dyshuar janë shkëmbyer nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Ankaranë dhe kanë bërë të mundur vënien e tij në pranga dhe dorëzimin pranë autoriteteve tona. Në momentin e kapjes në aeroportin e Stambollit, policia turke, gjatë kontrollit fizik, i gjeti me vete një shumë prej 7500 euro.

Uniformat blu të Shkodrës, kanë bërë të mundur edhe lokalizimi i dy autorëve të tjerë, dhe bashkëpunohet ngushtësisht me homologët për kapjen e tyre. Ngjarja u denoncua nga pronari i ‘exchange’.

Klan News