Kandidatja për presidente e SHBA-së, Kamala Harris ka reaguar për sulmin e Izraelit në një shkollë në Gaza ku kanë humbur jetën afro 100 persona.

Shumë civilë janë vrarë përsëri“, tha Harris gjatë një ndalese fushate në Phoenix kur u pyet për sulmin në qytetin e Gazës ndërsa bëri thirrje për një marrëveshje pengjesh dhe armëpushim.

Sulmi izraelit u dënua nga shtetet arabe, Turqia, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian.

Vetë SHBA-ja është e cila ka punuar me partnerët e saj për të parandaluar që konflikti 10-mujor i Gazës të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në rajon është shprehur thellësisht e shqetësuar.

Jemi thellësisht të shqetësuar mbi njoftimet për vdekjen e civilëve në Gaza pas një sulmi ajror të Forcave izraelite të Mbrojtjes në një kompleks që përfshin një shkollë”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Uashingtoni është në komunikim me Izraelin për të kërkuar informacion.

Zyrtari i Hamasit Sami Abu Zuhri tha se ky sulm duhet të shërbejë si një pikë kthese ndërsa ndërmjetësit përpiqen që të nxisin rifillimin e bisedimeve për armëpushim. Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë planifikuar mbajtjen të enjten të një raundi të ri bisedimesh për armëpushim në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se nuk do t’i japë fund luftës derisa Hamasi të mos përbëjë më kërcënim për izraelitët, tha se do të dërgonte një delegacion.

Klan News