Qetësia dhe gjelbërimi i kësaj zone rurale ndoshta do të humbasë një ditë nëse lejohet të ndërtohet këtu impianti i parashikuar për përpunimin e mbetjeve urbane.
Gazetari: “Këtu ndodhemi në komunën e Kasharit, pikërisht prapa meje ndodhet fusha e Zaltës. Këtu mendohet të jetë një nga variantet ku do të ndërtohen impiantet që do të riciklojnë mbetjet urbane.”
Specialistët e gjeomjedisit e quajnë ndërtimin e këtij impianti në këtë vend në kundërshtim me legjislacioin.

“Kemi një transferim të pastër teknollogjik. Nuk kemi ngritje impianti, por kemi një transferim teknollogjie nga vëndet perëndimore drejt vëndeve më të varfra dhe handikapi i tretë për mua është edhe të menduarit në këtë pozicion ku kemi, po ta shofësh më bukur akoma, kemi nji kombinat, Kombinatin si qytezë e kemi shumë afër në distancë rreth 800 m. Gjithë kjo teknollogji e furrës termike do, mbasi do përpunohej njëherë për të prodhur të ashtuquajturën energji, ajo do ketë një prodhim shumë të madh të hirave të saj të cilët nuk quhen më mbetje normale siç janë plehrat, por do quhet mbetje e rrezikshme.”

Zona përreth është e rrethuar nga qendra banimi. Pak më tutje është një rezervuar artificial, ndërsa njëra nga lagjet e Tiranës qëndron 1 km larg prej këtu dhe montimi i një impianti të tillë do ta vendosë Kombinatin midis dy zonave të nxehta, tymrave të Sharrës dhe ndotjes nga impinati i ri. Impianti në fjalë, sipas specialistëve, do të arrijë të grumbullojë një sasi prej 200 milionë ton mbeturina për 25 vjet. Ndërkohë në kundërshtim të ngritjes së impiantit të riciklimit të mbetjeve urbane, drejtues të OJQ-ve të ndryshme si dhe përfaqësues të lëvizjes “MJAFT!” janë mbledhur në një tryezë të rrumbullakët. Ata, duke shprehur pakënaqësinë e tyre, kanë diskutuar njëkohësisht se kush do të jenë rrugët dhe format e protestës për të ndaluar ardhjen dhe montimin në Shqipëri të këtij impianti. /tvklan.al