Kompania e zhgënjyer me vendimin e marrë

Anëtarët e stafit që punojnë në Komisionin Europian janë urdhëruar që ta heqin aplikacionin TikTok nga celularët e tyre.

Këtë vendim të marrë së fundmi Komisioni Evropian  e argumentoi si një masë për të mbrojtur të dhënat dhe për të rritur sigurinë kibernetike.

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance”, është përballur me akuzat se merr të dhënat personale nga përdoruesit e tij dhe ia dorëzon qeverisë kineze.

Nga ana tjetër, vetë TikTok këmbëngul se nuk operon ndryshe nga platformat e tjera sociale. Sipas të dhënave të bëra publike nga KE, organi ekzekutiv i BE-së numëron rreth 32 000 punonjës të përhershëm dhe me kontratë. Ata duhet ta heqin aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më larg se 15 marsi.

Qeveri dhe zyrtarë në Europë dhe SHBA kanë marrë hapa të ngjashëm për të limituar përdorimin e aplikacionit nga punonjësit me frikën se të dhënat mund të aksesohen nga Pekini.

Klan News