2 kokrra vezë
1 e gjysmë filxhan kafeje sheqer
60 gram margarinë e shkrirë
1 e gjysmë filxhan kafeje qumësht dhe kos të përzierë bashkë
4 e gjysmë filxhan kafeje miell
1 lugë çaji sodë buke
Përbërësit për kremin:
2 gota uji qumësht
1 kokërr vezë
2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle sheqer
Një lugë çaji gjalpë
Vanilje
Sheqer pluhur
Përgatitja:
Përzjeni në një enë fillimisht vezët, sheqerin me margarinën e shkrirë, qumështin dhe kosin, miellin dhe sodën e bukës, pra përbërësit e parë. Trazojini mirë me njëri – tjetrin që të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe homogjene.
Lyeni një tepsi me gjalpë dhe shtroni aty masën e përgatitur. Brumin duhet ta krijoni pak të lëngshëm, nëse nuk është i tillë shtojini pak fare qumësht. Pasi ta shtroni në tavë, futeni në furrë të ngrohur më parë me 170 gradë dhe piqeni për 20 minuta. Mos e lini të skuqet shumë.
Ndërkohë përbërësit e kremit i përzjeni me njëri – tjetrin, me përjashtim të vaniljes dhe gjalpit. Vendosini në zjarr të ngadaltë dhe lerini derisa të ziejë. Sapo të ziejë shtoni vaniljen dhe gjalpin.
Kekun e pjekur, lëreni të ftohet dhe më pas ndajeni në dy pjesë horizontalisht.
Lyeni pjesët e brendshme me kremin e përgatitur.
Sipër spërkateni me sheqer pluhur.
tvklan.al