Në një konferencë të përbashkët për mediat së bashku me kryetarin e Partisë së Lirisë me të cilin firmosën marrëveshje paraelektorale, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se kandidatët për secilin nga bashkitë e vendit do të zgjidhen përmes procesit të primareve.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka thënë se deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka shprehur dëshirën për të dorëzuar kërkesën për të qenë pjesë e procesit të primareve për zgjedhjen si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Sali Berisha: Kandidati për qytetar të parë të Tiranës dhe Shqipërisë do të dalë nga primaret dhe këtu ne ramë dakord se ky koalicion mbështet primaret. Unë përgëzoj të gjithë ata të cilët vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendi që synon t’i japë fund kryetarokracisë, synim të përmbysë praktikat e vjerat të zgjedhjeve të përfaqësuesve. Këlliçi është njëri nga ata që ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, ashtu sikundër përgëzoj secilin personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera./tvklan.al