Shqipëria ka marrë një rol të rëndësishëm në luftën kundër kërcënimeve kibernetike, duke udhëhequr një projekt të rëndësishëm në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.

Lajmin e ka ndarë Zv/Kryeministrja Belinda Balluku duke nënvizuar se vendi ynë synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it.

Në njoftimin zyrtar, Shtëpia e Bardhë theksoi rolin udhëheqës të Shqipërisë në këtë projekt.

“Projekti përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe shërbimeve të lidhura, duke ndaluar fluksin e paligjshëm të fondeve dhe prishur ekosistemin e pagesave që fuqizon industrinë e ransomëare-it. Kjo nismë është e rëndësishme për të frenuar financimin e aktiviteteve kibernetike kriminale dhe për të forcuar sigurinë globale.”

Shqipëria, përmes kësaj nisme, ka treguar përkushtim të thellë në bashkëpunimin ndërkombëtar për të përballuar sfidat kibernetike të shekullit të 21-të, duke dhënë një kontribut të konsiderueshëm në përpjekjet për të ndaluar flukset financiare të paligjshme dhe për të forcuar infrastrukturën globale të sigurisë.

Gjithashtu sipas Zv/Kryeministres Belinda Balluku, Shqipëria dëshmon angazhimin e saj për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përforcimin e sigurisë globale.

Klan News