Në Washington u zhvillua për 4 ditë “Iniciativa Ndërkombëtare Kundër Ransomware”, ku mes 70 vendeve anëtare të saj, ishte dhe Shqipëria.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, lidhur me takimin e 4 të kësaj iniciative, vlerësohet roli udhëheqës që ka marrë vendi ynë në luftën kundër kërcënimeve kibernetike.

Shqipëria ka marrë drejtimin e një projekti kyç në këtë samit që përqendrohet në zbatimin e Rekomandimit 15 të Task Forcës për Veprimin Financiar.

“Projekti përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe shërbimeve të lidhura, duke ndaluar fluksin e paligjshëm të fondeve dhe prishur ekosistemin e pagesave që fuqizon industrinë e krijuar mbi sulmet kibernetike.”

Shqipëria, përmes kësaj nisme ka treguar vullnet për bashkëpunimin ndërkombëtar në përballjen me sfidat kibernetike të shekullit të XXI-të.

Kjo nismë është e rëndësishme për të frenuar financimin e aktiviteteve kibernetike kriminale dhe për të forcuar sigurinë globale.

Tv Klan