Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të gjetur trupat e 48 emigrantëve varka e të cilëve u përmbys në Ishujt Kanarie.

Por shpresat për të mbijetuar janë zbehur. Varka me 84 persona u përmbys të premten mbrëma, ku humbën jetën nëntë persona dhe një fëmijë në ujërat pranë ishullit El Hierro. Nga kjo ngjarje arritën të shpëtonin 27 emigrantë të cilët sipas autoriteteve spanjolle ishin nga Mali, Mauritania dhe Senegali.

Zyrtarët thanë se njerëzit në varkë kishin mbetur për dy ditë pa ushqim dhe ujë dhe thirrën vetë autoritetet për ndihmë.

Varka ishte nisur nga Nouadhibou, Mauritania, rreth 800 kilometra larg Spanjës. Ndërkaq edhe pas kësaj ngjarje të rëndë të paktën 77 emigrantë u sollën në breg nga roja bregdetare spanjolle.

Të dhënat nga agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex tregojnë se numri i emigrantëve që kalojnë nga Afrika Perëndimore në Ishujt Kanarie është rritur me 154 % nga Janari në Korrik.

Klan News