Rihanna shkëlqen për linjën e saj “Savage X Fenty”. Ylli i pop-it, e kthyer në sipërmarrëse, u shfaq në të brendshme rozë në dy imazhe të reja promovuese duke bërë poza seksi.

Kompletet e reja vijnë në disa ngjyra të ndryshme po nga linja e saj e veshjeve Savage and Fenty. Kjo është pjesë e një promovimi të vazhdueshëm për linjën Lavish Lace që përmban edhe modele të tjera bën me dije Daily Mail.

Këngëtarja nga Barbadosi e cila gjithashtu ka një linjë kozmetike të quajtur “Fenty Beauty By Rihanna”, shihet e shtrirë në krah në një nga reklamat, ndërsa shikon lart drejt kamerës.

Reklama e re vjen në fund të një ekspozite tjetër joshëse  të linjave të saj të lakmueshme me të brendshme të verdha të ndezura nga fushata e fundit e “Savage X Fenty”.

Klan News