Trazohen ujërat te PSG. Trajneri i francezëve, Luis Enrique ka përjashtuar nga lista për ndeshjen e mesjavës, Ousmane Dembele për arsyeje disiplinore. Lajmi konfirmohet nga mediat franceze, të cilat shtojnë se episodi është regjistruar pas mosmarrëveshjeve mes palëve.

Fitorja në kampionat ndaj Rennes nuk ka qetësuar gjakrat, pasi sjellja e Dembele në fushën e lojës ka shtyrë Enrique për të marrë një vendim të tillë.

Sipas mediave franceze shkak është një çështje taktike, pasi Dembele ishte shumë individual në aksionet dhe veprimet e tij në fushën e lojës, pavarësisht asistit të dhuruar për Barcola. Kjo nuk është hera e parë në karrierën e tij që Dembélé ka probleme për shkak të problemeve disiplinore, ngjarje të ndodhura shpesh në Barcelonë.

Mungesa e Dembele shpresohet të mos vihet re te kampionët e Francës, të cilët kanë një test të vështirë ndaj Arsenalit. Zgjedhje teknike që prish planet e Enrique, që po vuan edhe nga dëmtimet e shumta në këtë pikë të sezonit.

Klan News