Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë me klubet e tyre, në këtë fillim sezoni.

Taulant Seferi realizoi golin e dytë në Turqi me fanellën e Bodrumspor, në fitoren 3-1 ndaj Adana Demirspor. Sulmuesi kuqezi, shpërdoroi edhe një penallti.

Më herët, Nedim Bajrami shënoi golin e parë me Rangers dhe këtë e bëri në Europa League të enjten, ndaj Malmo-s.

Në Serinë B, Cristian Shpendi duket i pandalshëm me Cesena-n, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës, në fitoren 4-2 ndaj Mantova.

Protagonist me klubin e tij këtë fundjavë ishte edhe Myrto Uzuni, i cili në barazimin 2-2 të Granada në transfertë ndaj Burgos dha një asist për golin e parë të shënuar nga Tsitaishvili.

Në javën që lamë pas, titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Thomas Strakosha, Alen Sherri, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Arlind Ajeti, Ylber Ramdani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Sebastjan Spahiu dhe Mirlind Daku. /tvklan.al