Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Temperaturat e larta dhe pse të vonuara këtë verë, kanë nisur të japin pasojat e para në shëndetin e njerëzve në mënyrë të veçantë tek moshat e treta dhe tek fëmijët. Sipas mjekut të urgjencës në Poliklinikën e qytetit të Shkodrës, Nuhu Sahiti, fëmijët e paraqitur shfaqin shenja tipike të stinës, temperaturë të lartë, diare e në masë të veçantë edhe të vjella.

Nuhu Sahiti: “Gjithmonë asht këshillu dhe këshillohet që të mos lëvizet në temperaturat e nxehta, sidomos nga ora 10 deri në orën 3-4, kurse për fëmijët luftohet gjithmonë që fëmijët të ndiqen rregullisht, të merren masat për eliminimin e lëvizjeve të fëmijës nëpër temperatura të nxehta dhe ato rregullat higjieno-sanitare që këshillohen. Temperaturat gjithmonë influencojnë tek fëmijët që të mos arrihet deri në format e dispesisë, ose ormat e barkut të verës, kurse për tek moshat e rrituna, influencat negative të temperaturës së lartë janë ata që vuaj me sëmundjet e zemrës, duke fut edhe tensionin e lartë”./tvklan.al