Dyshja kineze Huang Juting dhe Sheng Lihao vazhdojnë traditën e vendit të tyre në sportin e qitjes, ndërsa fituan medaljen e parë të artë të Paris 2024 në disiplinën 10 metër pushkë me ajër me ekip të përzierë.

Qitësit kinezë kanë fituar medaljen e parë të artë në olimpiada më shumë se sa atletët në sportet e tjera dhe kjo traditë vazhdoi edhe në garën e zhvilluar në qendrën “Shatero”.

Ata thyen rivalitetin e dyshes koreano-jugore Keum Ji-hyeon dhe Park Ha-jun, duke bërë të mundur që Kina të ngelet vendi i vetëm që e ka fituar medaljen e artë për ekipet e përziera që kur disilpina u prezantua për herë të parë në Tokio tre vite më parë.

Medalja e bronzit u fitua nga dyshja nga Kazaksitani Alexandra Le dhe Islam Satpayev.

Dyshja Chen Jiven dhe Çang Jani nisën misionin e tyre për t’i dhënë Kinës të tetë medaljet olimpike në zhytje për femrat, duke fituar nga hedhja në trampolinë 3 metra lartësi në mënyrë të sinkronizuar.

Në vend të dytë doli dyshja amerikane Sarah Bacon dhe Kesidi Kuk, ndërsa medaljen e bronzit e mori dyshja nga Britania e Madhe Jasmin Harper dhe Skarlet Mju Xhensen.

Klan News