Dyshja kineze Wang Zongyuan dhe Long Daoyi fituan medaljen e artë në olimpiadë në hedhje të sinkronizuar nga trampolina 3 metër lartësi për meshkuj.

Ambicia e Kinës është që të fitojë të teta medaljet e arta në disiplinat e hedhjes, ndërsa deri më tani ka fituar 4 prej tyre.

Huan Kelaja dhe Osmar Olvera nga Meksika morën medaljen e argjendtë ndërsa britanikët Anthony Harding dhe Jack Laugher fituan medaljen e bronztë.

Zvicerania Kiara Leone fitoi medaljen e artë në qitje me pushkë me distancë 50 metra në tri pozicione.

Amerikania Sagen Madalena doli në vend të dytë, ndërsa kinezja Zhang Kion-Giue fitoi medaljen e bronztë.

Në varkë me rrema dyshe, vëllezërit kroatë Valent dhe Martin Sinkovic dolën në vend të parë,

Ndërsa britanikët Oliver Wini-Grifish dhe Tom George humbën medaljen e artë kundër kroatëve edhe pse kryesuan për pjesën më të madhe të garës. Në vend të tretë dolën zviceranët Roman Roeoesli dhe Andrin Gulich.

Nga femrat, në varkën me rrema fitoi dyshja holandeze Clevering – Meester. Dyshja rumune doli në vend të dytë, ndërsa pas tyre ekipi australian.

Klan News