Fshatit Olimpik në Paris ku do të qëndrojnë sportistët për Lojërat e ardhshme Olimpike është gati të hapë dyert për pjesëmarrësit.

Kryeqyteti francez do të mirëpresë rreth 15,000 atletë gjatë eventeve dhe organizatorët shpjegojnë se ky fshat është projektuar për të përdorur strukturat ekzistuese sa më shumë që të jetë e mundur.

Nga dita e enjte do të fillojnë të mbërrijnë atletët e parë.

Drejtori i fshatit Olimpik dhe paraolimpik Lorent Mishod tha se janë marrë të gjitha masat që sportistët të kenë gjithçka u nevojitet.

Laurent Michaud, drejtor i fshatit Olimpik: Përgjatë Lojërave Olimpike do të jenë në total 14,250 rezidentë. Pra më shumë se 9 mijë atletë, që do të qëndrojnë në fshat dhe rreth 6 mijë zyrtarë që do të vijnë me ta gjatë Olimpiadës. Ne një pjesë të madhe do të përdorim infrastrukturën ekzistuese. Përshembull salla e madhe e ngrënies ka qenë një ish-fabrikë elektrike. Do të përdorim 3200 ulëse e do të shërbejmë 40 mijë racione. E ky vend është i mrekullueshëm, e jemi të sigurt se do të jetë një nga vendet më ikonike të fshatit.

Në fshat ka fasilitete të ndryshme, duke nisur nga një qendër fitnesi, një qendër kontrolli dopingu ose klub ku atletët mund të socializohen me njëri-tjetrin.

Lojërat Olimpike do të fillojnë më 26 Korrik dhe do të zgjasin deri më 11 Gusht, ndërsa ato paraolimpike do të zhvillohen nga 28 Gusht deri më 8 Shtator.

Klan News