Për të gjithë ata që mbrëmjet i kalojnë në Sheshin Nënë Tereza, hapesirës dedikuar këmbësorëve, përdoruesve të biçikletave dhe patinave i shtohet një tjetër mënyrë argëtimi, kinemaja. Nëse këto stola më së shumti janë shfrytëzuar si ndenjëse shplodhese, tani mirëpresin admiruesit e artit të shtatë.
Duke nisur nga sonte në orën 21, për dhjetë të mërkura rradhazi, pra deri në javën e parë të shtatorit do të projektohen prodhimet më të fundit kinematografike italiane.
Zhanret janë për të gjitha shijet.
Për t’i gjallëruar me art netët e gjata të verës, është menduar që para çdo prodhimi italian të shfaqen filmat më të mirë të shkurtër të realizuar nga studentët e Universitetit të Arteve.
Askush nuk i duhet të paguajë. Madje për ta bërë mbrëmjen sa më romane, për shikuesit do të ofrohen panine tipike italiane.
Tv Klan