Një tjetër çështje e merkatos në Seria A mori zgjidhje. Mediat raportojnë se Roma dhe Milan kanë gjetur akordin për shkëmbimin e dy futbollistëve Abraham-Salemaekers.

Nuk do të jetë më një operacion i përfundimtar, siç ishte më parë, por në formë huazimi.

Mes palëve nuk u gjet asnjë marrëveshje, por në fund u vendos që gjithsesi të bëhej ky operacion.

Mbetet për t’u parë tani nëse Roma do të bëjë lëvizje të tjera në merkato. Në dëshirën e klubit është Manu Koné.

Agjenti i francezit ndodhet në kryeqytetin italian dhe klubi po pret ta mbyllë këtë operacion, i cili megjithatë ishte i lidhur me suksesin e një shkëmbimi të përhershëm, sepse Roma me 7/8 milionët e këtij shkëmbimi, duke shtuar edhe të tjera, do ta kishte blerë kartonin e Manu Koné.

Tv Klan