Kombëtarja e Futbollit të Femrave arriti një fitore me vlerë 2-1 ndaj Estonisë të premten në Talin. Vajzat kuqezi ia dolën të merrnin 3 pikë të tjera ndaj këtij kundërshtari në kualifikueset e Kampionatit Europian 2025.

Shqipëria është pjesë e Ligës C. Fortesa Berisha kaloi në avantazh përfaqësuesen shqiptare pas 7 minutash lojë. Kombinimi me Kristina Maksutin solli golin e parë të takimit. Shqipëria pati kontrollin e lojës edhe pse sfida zhvillohej në fushë kundërshtare, por në të 17’ Himanen barazoi.

Përpjekjet e lojtarëve shqiptare u konkretizuan në minutat e fundit, ku Qëndresa Krasniqi finalizoi një kundërsulm të nisur nga kapitenia Megi Doçi, duke vulosur fitoren. Kombëtarja e femrave është në krye të grupit me 6 pikë pas 3 ndeshjesh.

Takimi i fundit ndaj Luksemburgut që do të zhvillohet më 4 Qershor në Elbasan do të jetë shumë i rëndësishëm për objektivin ngjitjen në Ligën B. Kjo përballje vlen shumë edhe fazën play off për në Kampionatin Europian.

Tv Klan