Këngëtari grek rrëfen emocionet para se të ngjitet në skenë

Këngëtari i mirënjohur grek Kostantinos Argyros mban koncertin e tij të parë në Tiranë, dhe për herë të parë edhe në karrierën e tij, në skenë do të performojë krah një Orkestre Simfonike. Për koncertin  e shumpritur, ai rrëfehet në Televizionin Klan.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i emocionuar për koncertin që do të mbajë sonte. Nuk do të jem vetëm në skenë, por do të kem orkestrën tuaj simfonike të cilët janë vërtetë muzikantë të mrekullueshëm. Do të këndoj pjesën më të madhe të repertorit tim, mes tyre edhe “Athina mou” edhe të tjera këngë të mirënjohura, Nuk mund ta besoj që jam në Tiranë dhe njerëzit i dinë kaq mirë këngët e mia, jam i surprziuar dhe shumë i lumtur për këtë”.

Në skenën e Pallatit të Kongresëve, premton që do japë gjithçka.

“Sonte, do jap shpirtin dhe zemren tek ju”.  

Edhe pse është para një koncerti të madh, artisti i mirënjohur e ka të kristalizuar që tani, që do të rikthehet sërish në Shqipëri, ndërsa zbulon se është duke punuar në projekte të tjera muzikore.

“Hapat e radhës, mendoj se do të jenë disa koncerte të tjerat te miat rreth Shqipërisë dhe ndoshta me muzikantët që do të kemë sonte në skenë. Kam qenë në Korçë dhe e dua shumë atë qytet. Është i mrekullueshëm, me njerëz shumë miqësor, i falenderoj edhe sot, për kohën e mrekullueshme që kalova atje. Edhe Tiranën pata mundësi të shijoja, takova shumë njerëz shumë të dashur. Po punoj për disa albume që po i përgatis përgjatë kësaj kohe, po ashtu po krijoj edhe këngë të reja. Mendoj që pas kësaj etape unë të rikthehem në Shqipëri, jo vetëm për koncertin por edhe për njerzit që arrita të njoh këtu”.

Pyetjes nëse në këtë pikë të karrierës së sukseshme e ndihmoi fati apo puna, Argyros i përgjigjet kështu.

“Edhe në këtë fazë të karrierës unë punoj shumë dhe e dua shumë këtë që bëj. Punoj shumë në studio, dhe përsëri dua dhe vazhdoj të kërkoj mënyra që publiku të më dëgjojë mendimet, shpitin dhe zemrën sicc më ka dëgjuar. Kështu ka qenë për mua që nga fillimi dhe nuk ka ndryshuar. Artistëve të rinj do t’i thoja të bëjnë pikërisht këtë, ta dëgjojnë zemrën, të jenë të vërtetë dhe ta thonë çfarë ndjejnë fort. Nuk ka qenë e lehtë për mua, por mendoj që thjeshtësia të çon drejt suksesit”.

Koncerti do të mbahet sonte në Pallatin e Kongreseve në një mbrëmje “Suit and Tie”.

Tv Klan