Goditen në hyrje të Shqipërisë, 1 rast i kontrabandimit të ilaçeve dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

Sipas asaj që njofton Policia në pranga ka rënë 32-vjeçari nga Kosova të cilit i janë gjetur në çantë sasi ilaçesh që synonte t’i shiste në Shqipëri.

Gjithashtu ka nisur procedim në gjendje të lirë për një tjetër rast që i takon një 50-vjeçari nga Fushë Kruja, pasi i janë gjetur në çantë rreth 13 000 Euro të padeklaruara që synonte t’i fuste në Shqipëri.  

Si pasojë janë sekuestruar nga Policia ilaçet si dhe shuma e Eurove.

“U arrestua në flagrancë shtetasi kosovar F. K., 32 vjeç, banues në Pejë, pasi në çantë iu gjet një sasi ilaçesh që i kishte kontrabanduar nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri; u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në çantë iu gjetën rreth 13 000 euro që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al