Vendimi deri në 3 Prill për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Kisha Katolike vendosi pezullimin e aktiviteteve ku parashikohet grumbullimi i besimtarëve, për shkak të situatës me koronavirusin. Në dekretin e publikuar për mediat, iu shpjegohet besimtarëve se aktivitetet anulohen deri në 3 Prill.

Kremtimet e meshave mund të transmetohen online për besimtarët ndërsa këshillohen që gjatë rrëfimit të ruhen distancat.

Po ashtu, besimtarët katolikë ftohen që të jenë të vetëdijshëm për sakrificën dhe të dëgjojnë këshillat e autoriteteve për situatën e krijuar.

Tv Klan