OKB kërkon 10.3 miliardë dollarë për të përballuar krizën e urisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje që qeveritë të marrin masa për të mbledhur fonde në mënyrë që të përballojnë krizën nga Covid-19. 10.3 miliardë dollarë sipas OKB-së duhet të mblidhen për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që aktualisht po vuajnë nga papunësia. Jo vetëm kaq, por sipas raportit të OKB-së mbi 265 milionë njerëz do të vuajnë nga uria deri në fund të këtij viti. Fondet do të shfrytëzohen për ato vende të cilat janë në zhvillim si dhe ato që janë në varfëri ku përpos krizës së koronavirusit përballen edhe me mungesën e ujit, shëndetësi të dobët etj.

Në fillim të muajt Mars, Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri apel që të mblidheshin 2 miliardë fonde, pikërisht në kohën kur Covid-19 u përhap në të gjithë botën, por një gjë e tillë nuk u arrit. Sipas ekspertëve vendet e pasura duhet t’i ndihmojnë të varfrat. Nëse kjo nuk ndodh atëherë bota do të  përballet me një seri krizash. Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të zvogëlohet prodhimi dhe ekonomia të bjerë për shkak të masave të detyrueshme të izolimit.

Koronavirusi është një goditje shumë e madhe pasi njerëzit po mbijetojnë vetëm me pagën mujore e cila aktualisht është e pamjaftueshme. Një tjetër shqetësim i ekspertëve është se donatorët tanimë e kanë ngadalësuar punën e tyre pasi rregullat e distancimit fizik nuk i lejon ata që të shpërndajnë ndihma në zonat e goditura më ashpër nga Covid-19.

Klan Plus