Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Arnita Beqiraj u shpreh se nuk ka ende një pjatë që e gatuan aq mirë sa ta identifikojë. Por ndërsa po shijonin kekun e përgatitur nga Suela Koçibellinj, regjisorja u kujtua papritmas që ka një gatim identifikues për të. Për çudi, është një pjatë tradicionale që nuk mungon kurrë në shtëpitë shqiptare: fasulet.

Arnita Beqiraj: Mos qeshni, por unë mund të qaj fasulet. E kam me të vërtetë.

Nora Malaj: Fasulja është i vetmi ushqim që të gjithë shqiptarët nuk hanë një pjatë, por hanë dy pjata. Nuk mund të ngopesh me një pjatë fasule dhe është aq e shëndetshme.

Suela Koçibellinj: Duket sikur është e thjeshtë për t’u bërë, por fasulja ka nazet e veta për t’u bërë.

Arnita Beqiraj: Më jepni ca kredite ju lutem.

Suela Koçibellinj: Edhe dy copa kek!

Agida Koçi: E bën shqeto apo edhe me ndonjë karotë?

Arnita Beqiraj: Me karotë dhe pak spec./tvklan.al