Incidentet e vogla apo ngatërresat në kuzhinë ndodhin gjithnjë, madje krijojnë edhe situata humoristike. Suela Koçibellinj kujton në “Shije Shtëpie” në Tv Klan si një herë hodhi  vanilje në vend të fryrësit të kekut dhe sigurisht nuk doli ashtu siç dëshironte. Por një histori tjetër i vjen nga fëmijëria, kur në vend të sheqerit, ‘testoi’ mysafiren me kafen me kripë.

Suela Koçibellinj: Më ka ndodhur kur isha fëmijë me kafen, ia bëra me kripë. Nuk ia bëra me  sheqer, ia bëra me kripë, kishim një të ftuar në familje. E shkreta u thartua ku s’mban më, tha kafja është me kripë, ia kishin lënë një fëmije, unë isha 9-10 vjeç atëherë, i bëra kafen me kripë.

Ky kujtim i solli ndërmend diçka të ngjashme Nora Malajt. Kur në shtëpinë e saj erdhi ta vizitonte gazetarja Keti Gjoçaj, pedagogia shkoi për të përgatitur kafen pa e ditur se në shishen e zakonshme të ujit, ishte hedhur një tjetër lëng, tmerrësisht i kripur.

Nora Malaj: Nuk e di pse më ishte ngatërruar se duke jetuar edhe me gjyshër, ishte hapur një kuti e specave dhe lëngu i tyre nuk e di pse ishte hedhur në enën ku ne mbanim ujë, nuk e di kush dhe si. Në instinktin tim, e pashë lëng, lëng, e hodha, bëra kafen, ia nisa, ia dhashë. Po shikoja që Keti shtrembëronte buzët, por s’po kuptoja çfarë po ndodhte. I vinte zor se ishte vjehrri, vjehrra aty, të gjithë dhe nuk më tha gjë. Kur dolëm jashtë më tha “mi gocë, po mua më gjete të më provosh?” Unë i thosha pse s’po e pi, “kam probleme nga stomaku”, thoshte ajo, “ti e di  që unë nuk e pi” ndërkohë që ne gjithmonë pinim kafe bashkë dhe unë e dija shumë mirë që pinte. I thashë po ti  çfarë pate? Tha “po çfarë të thoja mi, të të thoja përpara vjehrrit dhe vjehrrës që ajo të thoshte kjo është edhe e humbur?” Bënte edhe humor me mua. “Ti ma kishe bërë me kripë”, si moj me  kripë, i thashë. Llogarite tani, shija e turshisë, hedhur brenda kafeja, hedhur edhe sheqeri, kupton çfarë drame dhe tragjizmi që ishte…/tvklan.al