Koronavirusi në Kosovë, 141 pacientë të shtruar


Koronavirusi në Kosovë, 141 pacientë të shtruar

15:40 03/07/2020

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë me dije se 141 pacientë të prekur me Covid-19  ndodhen të shtruar  dhe po marrin trajtim.

Nga këto raste, 58 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Deri më tani Kosova numëron 3064 rast të prekur nga koronavirusi që në nisje të pandemisë, ku 55 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 1707 janë shëruar. /tvklan.al






Të ngjashme