Ambasadori i Shteteve të Amerikës, Jeff Hovenier, e ka mirëpritur vendimin e liderëve të Kosovës, për të pezulluar përkohësisht zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Mes tjerash, ai shkruan në Twitter se që të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.

”SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”./klankosova