Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bashkimi për Demokraci ende nuk është përfshirë në komisionet lokale të votimit. Në KQZ nuk kanë mbërritur emrat e komisionerëve me të cilët ky grupim do të përfaqësohet në komisionet qendrore të qeverisjes vendore. Megjithëse afatet janë tejkaluar, kryekomisioneri Celibashi sheh mundësinë e plotësimit të këtyre komisioneve me përfaqësues nga partitë e tjera.

Ilirjan Celibashi, Kryetar i KQZ:- “Ky proces, duhet thënë që nuk është në nivelin e kënaqshëm, sepse një shumicë e madhe partish, nuk kanë sjellë asnjë propozim për anëtarë të komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore. Në lidhje me këtë proces, ne do të ndjekim atë procedurë të cilën ne si KQZ, kemi miratuar. Për ne e rëndësishme është të krijohet ai kuorumi i nevojshëm që këto komisione zgjedhore të qeverisjes vendore të funksionojnë. Ngelet gjithmonë në vullnetin e këtyre forcave politike që të vlerësojnë domosdoshmërinë, legjitimitetin dhe leverdinë e tyre për pjesëmarrjen në këto komisione”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame