Zguri voton kundër, PS merr 60 nga 61 bashki

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve plot një muaj nga data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale ka miratuar dhe rezultatin përfundimtar të tyre.

Në zgjedhjet ku opozita dhe aleatet e saj nuk morën pjesë, socialistet rezultojnë fitues në 60 bashki nga 61 që ka në të gjithë vendin. E vetmja bashki që nuk do të drejtohet prej tyre është ajo e Finiqit, ku ka fituar kandidati i partisë së minoritetit grek MEGA.

Për kryetarin e KQZ, i cili siç ka bërë përgjatë gjithë procesit zgjedhor votoi kundër dhe për rezultatin final, institucioni që ai drejton nuk arriti të qëndrojë në anën e standardeve, por arbitraritetit.

KQZ në këtë proces zgjedhor ndërmjet standardit ligjor dhe arbitraritetit, për fat të keq KQZ ka zgjedhur të dytën. Vota për këtë proces mbetet në dorë të KQZ. E kam të pamundur të jap një notë kaluese.

Ndryshe nga Zguri mendon nënkryetari Biba.

Shqipëria zgjodhi mes kushtetutës dhe pazareve. Kushtetuta iu mbivendos pazareve të vogla.

Ne 30 qershor sipas tabelave përfundimtare të Kqz pjesëmarrja në zgjedhje ishte 22,96%. Koalicioni i PS do të ketë 1 555 këshilltarë bashkiakë në të 61 bashkitë, ndërsa Bindja Demokratike që është mbështetur nga 2,67 % e votueseve do të ketë vetëm 22 këshilltarë.

Tv Klan