Lajme Arkiva 2003

Krerët e OSBE-së dhe ODIHR-it janë takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për të marrë vesh vendosjen e platformës së policisë ditën e zgjedhjeve. Robert Barry deklaroi se vendosja as brenda dhe as pranë qendrave të votimit  është e pëlqyeshme pavarësisht nga kontestimet e opozitës për aktin normativ të qeverisë.

I pyetur për mos balancimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kreu i ODIHR-it tha se edhe në tre raportimet e përkohshme, kemi përmendur përmirësim të fushatës elektorale si edhe vlerësimin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve procedon në mënyrë të hapur.

Përveç ODIHR-it dhe OSBE-së zgjedhjet e 12 Tetorit do të vëzhgohen edhe nga një legalicion i autoriteteve lokale të Këshillit të Evropës. Raporti i vëzhguesve do të konsultohet dhe do të bëhet publik një ditë më pas.

Kësaj radhe sipas përfaqësuesit të ODIHR-it në Shqipëri numërimi i votave dhe hedhja statistikore do të jenë më të shpejta për dhënie të menjëhershme të rezultatit. Vetëm pas shpalljes së rezultatit partitë politike apo kandidatët e tyre, mund të apelojnë apo të kërkojnë rinumërimin e votave në qendrat e votimit./tvklan.al