Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Për një pallat të paligjshëm, policia ndërtimore ka të drejtë të vendosë një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja. Ndërsa për ato ndërtime që kanë kate shtesë, jashtë kushteve të parashikuara në projekt, gjoba është 20 mijë lekë të vjetra. Këto janë të përcaktuar në ligjin urbanistik.

Mit’hat Havari, Drejtori i Policisë Ndërtimore:- “Legjislacioni shqiptar, nuk ka një ligj për të konfiskuar pasurinë, për ta nxjerrë në ankand, për ta shitur etj. Përsa i përket pjesës tjetër, që ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme kate shtesë, ne i kemi penalizuar. Edhe këtu ka mangësi ligji”.

Për Havarin, misioni i policisë ndërtimore është zbatueshmëria e ligjit dhe jo prishja e ndërtimeve pa leje. Kontroll përpara se të hidhen themelet e gabuara.

Mit’hat Havari, Drejtori i Policisë Ndërtimore:- “Një problem i vështirë, që ne na del është fakti që nga të gjitha bashkitë e vendit, nuk është mbledhur KRT-ja. Situata është mbarsur, shqiptarët kanë tendenca të shkelin ligjin. Kushtet për policinë ndërtimore janë të vështira, s’ka mjete dhe kjo bëhet e vështirë për të kontrolluar. Unë shpresoj që KRT, të fillojë së shpejti punën dhe pastaj ne do ta ndjekim hap pas hapi situatën”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti