Sali Berisha: “Disa nga mediat e kontrolluara nga Edi Rama flasin për krizën më me pasion se Omer Kajami për dashurinë. Cinike”.

Një konstatim që për kreun e ekzekutivit është komentuar cinizëm ekstrem. Kryeministri ka renditur të gjitha privatizimet e rëndësishme që pavarësisht krizës ekonomike kanë sjell fitime të mëdha për zhvillimin e vendit.

Sali Berisha: “Në kulmin e tronditjeve të mëdha financiare dhe ekonomike të planetit, në kohën kur kriza ka rikthyer nacionalizimet në Shqipëri realizohen me sukses të plotë privatizimi i KESH-it, AMC-së dhe Shqipërisë i ofrohet një kredi 25% më e lartë, më e madhe sesa njërit prej 45-6 vendeve më të mëdha të Evropës. Qeveria shqiptare jo nga malli, por nga halli në vitin 2008 ka qenë qeveria me investimet më të mëdha në botë si përqindja e GDP-së”.

Qeveria nuk është më në krizë ekonomike dhe në këtë fakt, sipas kryeministrit ka ndikuar sistemi fiskal anti-krizë.

Qeveria që prej dy vjetësh aplikoi uljen e taksave fiskale për biznesin, çka solli mburojën e falimentimit të bizneseve më të mëdha në vend. Vetëm për sektorin e ndërtimit kreditimi i qeverisë shqiptare arriti deri në 6000 apartamente të reja.

Sali Berisha: “E vërteta është që kjo është një krizë me shumë të panjohura dhe ju i ndiqni vetë çdo ditë bursat, çdo ditë lajmet. Nuk është gjetur një formulë, por besohet se këto janë masa të cilat janë të dobishme, por këto masa janë të instaluara në Shqipëri. Sigurisht që pasojat e krizës e kanë prekur do të prekin Shqipërinë. Shqipëria nuk është ishull”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani