Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryeministri Nano është kthyer sot në atdhe pas një mungese të gjatë prej më shumë se tre javësh. Kreu i mazhorancës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mbylli kështu një periudhë pushimesh, pas një viti pune në krye të ekzekutivit. Në fund të turit, në brigjet e disa vendeve turistike, Nano u ndal në Stamboll ku iu nënshtrua me sukses një operacioni për heqjen e tëmthit.

Pasi kanë zbritur në mesditë nga avioni Charter, çifti Nano kanë përshkruar në këmbë distancën nga avioni deri në sallën e VIP-ave në aeroportin e Rinasit. I shoqëruar nga disa këshilltarë të tij, Nano ka ndaluar për pak minuta në ambientet e sallës VIP dhe më pas është nisur drejt Tiranës, duke drejtuar vetë automjetin.

Kthimi i kryeministrit në Shqipëri është shoqëruar me masa të forta sigurie. Ushtarë dhe oficerë civil të gardës, kanë rrethuar plotësisht aeroportin dhe veçanërisht sallën VIP, ku kryeministri ka qëndruar për pak minuta. Ushtarakë të gardës dhe postblloqe policore, kanë patrulluar në segmentet e rrugës Rinas-Tiranë gjatë gjithë paradites, deri pas mbërritjes së eskortës, që shoqëronte kryeministrin në kryeqytet./tvklan.al