Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Pogradec ku ndërroi jetë Egli Proga, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë që u mbajt në Durrës sqaroi të gjitha akuzat dhe tymnaja e ngritura. 

“Me shpejtësinë marramendëse të gënjeshtrës për të marrë dhen, u prodhua një film i kronikës së zezë,”  tha Rama teksa shtoi se kjo ngjarje u manipulua nga politika dhe media. Më tej gjatë fjalës së tij kryeministri shpjegoi dhe sqaroi se policia ashtu sikurse shërbimet mjekësorë kishin bërë rigorozitet detyrën e tyre.

Qasja e tyre për ngjarjen në Pogradec është një shembull i freskët domethënës për të ilustruar se kush janë ata të gjithë bashkë. Në politikë e në media u mobilizuan për ta manipulojnë dhe mobilizojnë vrasjen e një djali të ri si një dozë helmi për të nxitur urrejtje ndaj nesh. Me shpejtësinë marramendëse të gënjeshtrës për të marrë dhen,  u prodhua një film i kronikës së zezë, ku u mblodhën bashkë të gjitha të këqijat e mundshme. Ndërsa komunikata e qartë e Policisë të qarkut Korçë në rastin më të mirë u hodh në cepat e lajmeve dhe të opinioneve mediatike, të cilat i dominoi fantazia kriminale e gënjeshtarëve dhe gjuha ekstremiste e spekulantëve politikë dhe mekanikë.

U tha se vrasja erdhi si pasojë e një gjobe të papaguar për të cilën viktima e gjobitur u vra nga nja bandë gjobitësish. Gënjeshtër nuk ka pasur asnjë gjobë. U shkrua se Pogradeci qenka bërë një si qeli e viteve të ’80 ku ligjin e bëkan bandat e gjobëvënësve. Gënjeshtër! Pogradeci është një nga zonat më të patrazuara nga çfarë do lloj kriminalitetit. U tha se policia tentoi që ta fshehë krimin. Gënjeshtër shpejtësia e veprimeve të policisë për identifikimin dhe ndalimin e autorit është e dokumentuar. U bërtit me të madhe se ambulanca kishte ardhur me 40m minuta me vonesë. Koha e lajmërimit dhe mbërritjes së ambulancës me shpejtësi është e dokumentuar në sistemin kompjuterik të Urgjencës Kombëtare,” tha kryeministri Rama.

Duke u shprehur se gënjeshtrat dhe akuzat e stisura morën dhen, ai sqaroi se daja i autorit të ngjarjes së rënë që pretendohet se është anëtari lartë i PS në Pogradec, prej kohësh nuk është më pjesë e kësaj strukture politike. Rama tha se partia e tij nuk i del në krah asnjë personi që abuzon dhe shkel ligjin, as ministrave dhe as anëtarëve të tjerë. Më tej kryeministri u shpreh se viktima Egli Proga ka qenë anëtar i PS dhe punonjës i OSHEE-së.

“U tha se vrasi kishte mbrojtje politike ngaqë një dajë i tij ishte një eksponent i lartë i PS në Pogradec. Jo vetëm dihet botërisht që PS nuk mbulon as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia, por në rastin konkret ai dajë, i cili ka qenë dikur pjesë e PS-së është një person më pas i dënuar për abuzim me detyrën dhe prej kohësh nuk ka asnjë lidhje me asnjë angazhim të PS. Kurse i ndjeri po, ai ishte anëtar me teser i PS dhe nuk ishte pronar i lokalit kur ndodhi vrasja e tij, por punonjës i OSHEE-së. Mirëpo derisa e vërteta të veshë pantallonat gënjeshtra me shtatë bishtra e bëri shtatë herë e bëri xhiron e vendit tonë. Politikë me një vdekje tragjike duke shkaktuar dhe një protestë mashtruese nga opozita. Kjo nuk është as e para dhe as e fundit lojë politike,” përfundoi kryeministri.

/tvklan.al