Kryeministri pranon se sektori që po jep vitet e fundit më shumë të ardhura për arkën e shtetit, turizimi, është sektori që po vuan më shumë nga mungesa e burimeve njerëzore.

Kryeminstri bën thirrje sërish për të rinjtë që të drejtojnë vëmendjen tek arsimi profesional, i cili të jep një vend pune të sigurt dhe te mirëpaguar.

Rama paralajmëron kontrolle të rrepta për sipërmarrësit që nuk paguajnë sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, të cilat janë burimi i furnizimit të skemës së pensioneve. Të cilat përserit që qeveria e tij do të rrisë.

Rama ishte në Durres në shkollën profesionale Beqir Çela, e cila këtë vit ka pranuar 1200 nxënës, 400 prej të cilëve në vitin e parë.

Tv Klan