Edi Rama: “Nuk është hera e parë që Sali Berisha prek të vdekurit e të gjallët e familjes sime. As unë nuk jam i pari që duhet të përjetoj shijen e hidhur të kësaj politike të ndyrë, urrejtjeje. Unë jam këtu për t’i thënë Sali Berishës se si djali i një nëne duhet të të vijë një herë turp, si burri i një gruaje duhet të të vijë dy herë turp, si babai i dy fëmijëve duhet të të vijë dhjetë herë turp, si gjyshi i nipave dhe i mbesave të tua duhet të të vijë njëqind herë turp dhe si kryeministri i të gjithë shqiptarëve e shqiptareve që të shohin e dëgjojnë kur dhunon traditën familjare, kodin etik të tyre duhet të të vijë një mijë herë turp. Duke abuzuar me viktimat e komunizmit për të mbrojtur të pandehurit e korrupsionit asnjë i përndjekur politik nuk ka marrë ende asnjë qindarkë nga kjo qeveri që s’bën kurrë atë që thotë. Sali Berishës duhet t’i vijë turp nga shfaqja e shëmtuar e dyfytyrësisë që dha mbrëmë”./tvklan.al