Lajme Arkiva 2003

Berisha të lërë akuzat boshe që bëri kundër PDR dhe PLL në Shkodër dhe të bashkohet me ne për të denoncuar çdo veprim që cenon procesin zgjedhor.

Kryetari i Partisë Demokrate të Re Genc Pollo i bëri këtë ftesë shefit të opozitës ndërsa denonconte incidentin e Durrësit.

Genc Pollo: Kur vëllai i kandidatit të Partisë Socialiste Koka dhunoi me armë në dorë aktivistët tonë të kandidatit Ferdinand Xhaferri, është i pari akt dhune dhe incident i këtij graviteti në këtë fushatë zgjedhore.

Sipas Pollos, denoncimi penal është depozituar në polici dhe në prokurori në Durrës./tvklan.al