Një skulpturë mermeri e rizbuluar e Antonio Canova e Mary Magdalene pritet të shitet deri në 10  milionë Dollarë kur të dalë në ankand në Korrik të këtij viti.

E përshkruar nga shtëpia e ankandeve Christie’s si “kryevepra e humbur” e skulptorit neoklasik italian, “Maddalena Giacente” (Magdalena e shtrirë) u porosit nga Konti i Liverpulit, në atë kohë kryeministër i Britanisë dhe iu deshën tre vjet për t’u gdhendur. Skulptura u përfundua pak para vdekjes së Canova në 1822.

Kjo është një nga veprat e fundit që artisti Canova ka ekzekutuar në të vërtetë. Një skulpturë e sapo dalë në dritë pasi ka qenë në koleksionin e shekullit të  20-të, i panjohur si një mermer i rëndësishëm nga Canova.

Skulptura, e cila do të shfaqet  në Christies’ do të shkojë në turne në Nju Jork dhe Hong Kong. Ajo do të  ofrohet për shitje me një vlerësim të çmimit prej 5-8 milionë paund. Mënyra se si janë bërë këmbët,  duart e gishtat kanë këtë lloj kthese të butë, është arti tipik i Canova.

Klan News