Fatmir Xhindi deputet i zgjedhur në tre legjislatura të Partisë Socialiste lindi me 1 prill të vitit 1960 në Fier. Ai është diplomuar në Universitetin “Eqerem Cabej” me 1986, dega Histori, ndërsa në vitin 2003 është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën e Juridikut.

Gjate viteve 1986 deri në vitin 1989, Xhindi punoi si mësues historie në Vlosh të Fierit dhe më pas si drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar, në komunën e Kurjanit. Nga viti 1989 deri në 1991 ai ka qenë kryetar i Këshillit të Bashkuar në Kurjan të Fierit, dhe me pas kryetar i kësaj komune. Që nga viti 1996 ai ka qenë anëtar i Partisë Socialiste dhe drejtues i forumeve të saj në Fier. Dhe prej tre legjislaturash, zoti Xhindi është zgjedhur deputet nën siglën e Partisë  Socialiste.

Në zgjedhjet parlamentare të 2005, ai u zgjodh deputet në zonën 68 në Fier, ku mori 6708 vota, ose thënë ndryshe 45% të votave të elektoratit që e votuan./tvklan.al