Akuza dhe replika mes Ramës dhe Berishës

Marrëveshja e re për menaxhimin e Parkut të Butrintit zhvendosi vëmendjen e Parlamentit nga procesi i zgjedhjes së presidentit të ri dhe raundi i dytë.  Mazhoranca dhe opozita debatuan për më shumë se 6 orë  për projektin ku nuk munguan akuzat e ndërsjella. Në këtë seancë pati edhe një debat të parë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, që pas zgjedhjes së tij si kryetar i Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Berisha u shpreh se është që Butrinti të menaxhohet nga shteti dhe se po kërkohet që grabitet prona shtetërore.

“Mos u bëni masha të Edi Ramës. Kur qeveria e mëparshme zgjeronte një urrgë që protestonit se u hoq një zonë kreative e Ksamilit, kurse tani bëni një plan menaxhimi, që shërben si pretekst për të rrëmbyer 810 ha toka me pasuri të shumëllojta. Klani Rama dhe klane të tjera, ky është problemi kryesor, si një marrëveshje më korruptive për pasojat e saj.  Avokatja e kontratës, është anëtare bordi, a ekziston konflikti i interesit apo jo”, tha Berisha.

Akuzave të opozitës iu përgjigj kryeministri Edi Rama, duke theksuar se krijimi i Parkut Kombëtar të Butrintit dhe i zonave të mbrojtura si vendim u mor në kohën kur ai ishte ministër i Kulturës. Ndërsa shtoi se ndryshimi i kufijve u bë me propozimin e UNESCO-s, pasi kishte shume ndërtime pa leje.

Rama u shpreh se nuk e kuptonte sesi po sulmohej kreu i këtij fondacioni, duke i përmendur edhe kontestimet e opozitës për projektet për stadiumin e ri dhe Teatrin Kombëtar.

“Ju ishit që bënë të njëjtën gjë edhe me stadiumin, që çuat kombëtaren për të luajtur ndeshjet në Maqedoni. Edhe ju flisni akoma për trashëgimi.  E flisni akoma për korrupsion, e keni damkën në lule të ballit e damkën e keni bërë flamur. Në atë stadium s’duhet të shkelni e jeni të mirëseardhur për të parë një finale evropiane. Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në Teatrin e ri Kombëtar. Të gjitha aleancat që krijoni ju mbajini me shëndet. Këtë jeni marrë peng i vetvetes. Këtë deshët”.

Marrëveshja për menaxhimin e Butrintit u votua nga parlamenti vetëm me votat mazhorancës.

Tv Klan