Parlamenti pritet të votojë orët në vijim ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, projektvendimi për të cilin është përfshirë në rendin e ditës të seancës plenare.

Opozita ka deklaruar se nuk do të bëhet fasadë e propagandës së Kryeministrit Rama, me argumentin se ky komision është futur në seancë pa u konsultuar më parë me opozitën. Demokratët kërkojnë që betejën me korrupsionin, kryeministri ta nisë nga korrupsioni zgjedhor.

Nuk përjashtohet edhe mundësia që mazhoranca të tërhiqet nga miratimi i këtij komisioni për të arritur një konsensus sa më parë me opozitën.

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të përbëhet nga 11 anëtarë, ku 6 i përkasin mazhorancës dhe 5 opozitës.

Ai do të ketë një afat 10-mujor dhe se Kryetar i tij pritet të jetë Fatmir Xhafaj, ndërsa anëtarë do të jenë kryetarët dhe zv/kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Tv Klan