Lady Gaga është fejuar me të dashurin e saj, sipërmarrësin dhe investitorin Michael Polansky.

Jo  vetëm kaq, por ishte kryeministri francez Gabriel Attal që zbuloi detajin e jetës private të 38-vjeçares.

Në një video të postuar prej tij në TikTok, Gaga shihet dhe dëgjohet teksa prezanton Polansky si “i fejuari im” teksa 46-vjeçari, kryeministri dhe ajo ndjekin garën e notit në Lojërat Olimpike.

@gabriel_attal

Thank you Lady Gaga for your stunning performance at the opening ceremony. It was breathtaking. 🤩🫶

♬ son original – Gabriel Attal

Në muajin prill, dyshja u përfol për fejesë pasi në dorën e yllit të popit u vu re një unazë me diamant gjigant. Kjo ndodhi në të njëjtën periudhë kur nisën edhe thashethemet për shtatzëninë pasi në dasmën e së motrës barku i këngëtares dukej disi i rrumbullakosur.

Gjithsesi, ajo u dha fund lajmeve me një video të shkurtër në TikTok ku qartësonte se nuk ishte shtatzënë.

Historia e dashurisë së Lady Gaga dhe Michael Polansky nisi në vitin 2020 kur ata u shfaqën së bashku në një festë në Las Vegas gjatë Vitit të Ri./tvklan.al