Mbretëresha e muzikës Pop, Madona ka surprizuar fansat e saj me një set fotosh toples, në krah të një të riu misterioz. Dyshohet se ai është partneri i saj i ri, pas ndarjes nga trajneri i palestrës Xhosh Poper.

Mbretëresha e Pop-it duket se ka nisur një dashuri të re… nëse është vërtetë e tillë… e nëse jo në një lidhje të re të përkohshme me një mashkull misterioz.

Fjala është për këtë djalë, në dukje shumë vite më i ri se ajo. Ai shfaqet në një nga fotot toples të një seti të cilin e ka publikuar së fundi në Instagramin e saj.

I riu misterioz e ka shoqëruar këngëtaren 65-vjeçare edhe në një festë 4 javë më parë, fotot me të cilin i shfaqi vetë ajo, po në Instagram.

I riu e shoqëron Madonën që pasi ajo i dha fund lidhjes me instruktorin e saj të palestrës, 29-vjeçarin Xhosh Poper.

Tv Klan