unazaNë ditën e të dashuruarve, këngëtarja Lady Gaga ka marrë dhuratën më të bukur, pasi aktori Taylor Kinney i ka dhuruar një super unazë në formë zemre me gurë diamanti.

Kënaqësinë e saj, Gaga nuk ka hezituar ta ndajë me miqtë në Instagram, duke publikuar foto të unazës për të cilën është shprehur se: “Ai më dhuroi zemrën e tij pikërisht në ditën e Shën Valentinit dhe unë i thashë PO”.

Pas këtij propozimi, Kinney dhe Gaga kanë festuar në restorant sëbashku me familjen e këngëtares.

tvklan.al