Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 11 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 11 Shtator 2024
SPAK i komunikon Berishës akuzën e korrupsionit. Ish -kryeministri: Është prokurori private e Ramës
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit i komunikoi sot akuzën e korrupsionit pasiv ish -kryeministrit Berisha, i cili e quajti atë “politike” dhe tha se SPAK është kthyer ne prokurori private te kryeministrit Rama.
Vrasja e 2 vëllezërve në Fier, arrestohen edhe 2 djemt e autorit dhe 1 person që i ndihmoi
Policia e Fierit arreston edhe dy djemtë e autorit te vrasjes se dyfishte te ndodhur nje dite me pare ne Roskovec dhe nje bashkëpunëtor te tyre. Njeri prej djemve dyshohet gjithashtu se ka qëlluar me arme ndaj dy vëllezërve qe mbeten te vrare.
Pagat në prill-qershor u rritën me 5.9 përqind. Më të paguarit, ata që punojnë në banka e sigurime
Paga mesatare u rrit me 5.9 perqind gjate periudhës prill-qershor, duke kapur vlerën e 75 mijë lekëve. Më të paguarit janë ata që punojnë në banka e sigurime, ndërsa më pak të paguarit rezultojnë të punësuarit në bujqësi dhe peshkim.
OKB: Popullsia e Shqipërisë do tkurret me 14 përqind. Mes 5 vendeve me rënien më të madhe deri në 2054
Organizata e Kombeve te Bashkuara e rendit Shqipërinë ne mesin e 5 vendeve qe do te pesojne renien me te madhe te popullsisë ne bote deri ne vitin 2054. Ne nje raport te saj thuhet se popullsia do te pakësohet me 14 perqind.
Debati i parë mes Harris e Trump. Sondazhet nxjerrin fituese zëvendespresidenten
Kamala Harris dhe Donald Trump zhvilluan mbrëmë te paren përballje ne garën presidenciale. Debati mes tyre u foksua tek lufta ne Ukraine, emigracioni, ekonomia e çështje sociale. Mediat amerikane thonë se fituese doli zevendespresidentja.
Sylvinho në Opinion: Me Gjeorgjinë dhamë maksimumin. Duhet të mbyllej në barazim Trajneri Silvinjo thotë se nuk mund te fajësojë lojtarët për humbjen kundër Gjeorgjisë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” ai e konsideroi sfidën mjaft të vështirë, por që sipas tij duhet të ishte mbyllur në barazim.