Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 11 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 11 Shtator 2024

SPAK i komunikon Berishës akuzën e korrupsionit. Ish -kryeministri: Është prokurori private e Ramës 

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit i komunikoi sot akuzën e korrupsionit pasiv ish -kryeministrit Berisha, i cili e quajti atë “politike” dhe tha se SPAK është kthyer ne prokurori private te kryeministrit Rama.

Vrasja e 2 vëllezërve në Fier, arrestohen edhe 2 djemt e autorit dhe 1 person që i ndihmoi

Policia e Fierit arreston edhe dy djemtë e autorit te vrasjes se dyfishte te ndodhur nje dite me pare ne Roskovec dhe nje bashkëpunëtor te tyre. Njeri prej djemve dyshohet gjithashtu se ka qëlluar me arme ndaj dy vëllezërve qe mbeten te vrare.

Pagat në prill-qershor u rritën me 5.9 përqind. Më të paguarit, ata që punojnë në banka e sigurime

Paga mesatare u rrit me 5.9 perqind gjate periudhës prill-qershor, duke kapur vlerën e 75 mijë lekëve. Më të paguarit janë ata që punojnë në banka e sigurime, ndërsa më pak të paguarit rezultojnë të punësuarit në bujqësi dhe peshkim.

OKB: Popullsia e Shqipërisë do tkurret me 14 përqind. Mes 5 vendeve me rënien më të madhe deri në 2054

Organizata e Kombeve te Bashkuara e rendit Shqipërinë ne mesin e 5 vendeve qe do te pesojne renien me te madhe te popullsisë ne bote deri ne vitin 2054. Ne nje raport te saj thuhet se popullsia do te pakësohet me 14 perqind.

Debati i parë mes Harris e Trump. Sondazhet nxjerrin fituese zëvendespresidenten

Kamala Harris dhe Donald Trump zhvilluan mbrëmë te paren përballje ne garën presidenciale. Debati mes tyre u foksua tek lufta ne Ukraine, emigracioni, ekonomia e çështje sociale. Mediat amerikane thonë se fituese doli zevendespresidentja.

Humbja e Shqipërisë në “Air Albania”, Sylvinho: S’mund t’i kritikoj lojëtarët, ishte ndeshje e barabartë

Trajneri Sylvihno thotë se nuk mund te fajësojë lojtarët për humbjen e mbrëmshme ne “Air Albania” kundër Gjeorgjisë. Vete lojtaret pranojnë gabimet, por thonë se janë gati per t’u përballur me Çekinë ne ndeshjen e radhës se Ligës se Kombeve.

/tvklan.al